“Alba Morina e udhëheq edhe emisionin në Kanal10 edhe është në Federatë” – Reagon Arbnor Morina

by admin
Spread the love

Sonte në emisonin Pressing të Televizionit 7, gazetari sportiv, Agim Kasapoli përmendi punësimet e gazetarëve sportiv në Federatë të Futbollit të Kosovës.

Ndër emrat e shumtë që përmendi, Kasapoli foli edhe për vajzën e trajnerit Arbnor Morinas, Alba Morinan.

Teksa, lidhur me këtë reagoi drejtpërdrejt vet Arbnor Morina, i cili tha se nuk është aspak korrekte me i lakuar emrat, duke theksuar se nëse dikush është fëmijë i dikujt, duhet të punojë.

“Nuk është aspak korrekte me u laku emrat.Futbolli nuk është pronë e askujt dhe është pronë universale. Nëse dikush është fëmijë i dikujt, duhet të punojë. Nëse dikush po aludon se vajza ime punon në FFK, që Arbnor Morina herën e fundit në FFK pas 4 vjetëve e gjysmë ka qenë javën e kaluar. E di që ka pas edhe gazetar që kanë punu si trajnera, por nuk e kam përmend asnjëherë” – tha Morina.

https://insporti.com/kasapolli-ademi-kontrollon-disa-televizone-komplet-rtk-ja-marrin-paga-ne-ffk/

You may also like