Alba asiston, Messi shënon dhe shmang disfatën e Inter Miami në minutat finale

by admin
Spread the love

Inter Miami shmangu disfatën në javën e dytë të futbollit elitar amerikan, MLS.

Në transfertë ndaj Los Angelos Galaxy, Inter Miami iu fal një goli të shënuar nga Lionel Messi në minutën e 92, teksa ishin ndëshkuar më herët nga Joveljic.

Argjentinasi kombinoi mjaft bukur me Jordi Albën dhe me një prekje në zonë ia doli ta dërgonte topin në fundin e rrjetës duke vulosur shifrat finale të takimit në 1-1.

Për Messin ky ishte goli i parë këtë sezon me Inter Miami teksa aktualisht skuadra ku aktivizohen edhe yje të tjerë si Busquets e Luis Suarez, mban vendin e parë në Konferencën e Lindjes me katër pikë në dy sfidat e para të kampionatit. /Supersport


Top Channel

You may also like