Alarme për bomba në shkollat e mesme të Beogradit, tetë prej tyre rezultojnë të rrejshëm

by admin
Spread the love

20 shkolla të mesme në Serbi e kanë pranuar një mesazh elektronik se u është vënë një bombë, dhe policia ka konkluduar që ky kishte qenë alarm i rrejshëm për së paku tetë shkollat, sipas RTS.

RTS-së në mënyrë jozyrtare i është konfirmuar që alarmed e rrejshme për bombë ishin bërë në shkollat si ajo e Mjekësisë në Zvezadara, Gjimnazin “Beogradi i shtatë” në Zvezdara, Shkollën e Pesë Ekonomike në Rakovicë.

Edhe Ministria e Arsimit e Serbisë ka njoftuar se 20 shkolla të mesme në Beograd e ka pranuar këtë email duke bërë që studentët dhe punëtorët të evakuohen derisa policia dhe shërbimet tjera adekuate ta kontrollojnë gjendjen.

Situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në Mal të Zi disa ditë më parë.

You may also like