Alarmante, mbi 100 mijë pula të ngordhura në Durrës, akoma nuk është marrë asnjë masë për groposje

by admin
Spread the love

Ka arritur në 100 mijë numri i pulave të ngordhura në Durrës, ku mësohet se asnjë institucion nuk është paraqitur për të vijuar me procedurat për pulat e ngordhura.

Siç shihet nga pamjet ato vijojnë të jenë të grumbulluara në ambientet e bizneseve përkatëse.

Sakaq, në Durrës u konfirmua sot rasti i parë i gripit të shpendëve.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njoftoi sot se rasti është konfirmuar në një stabiliment në Durrës që mbarështon shpendë.

Autoritetet sugjerojnë që mishi i pulës, të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara. /abcnews.al

You may also like