Alarm në SHBA! Gjendet bombë në bagazh arrestohet 40-vjeçari

by admin
Spread the love

Ka pasur momente tensioni në një aeroport të Pensilvanisë në SHBA, ku agjentët e FBI-së vunë në pranga një burrë, në bagazhin e të cilit kishte një mjet shpërthyes.

40-vjeçari Mark Muffley mendohet se e vendosi pajisjen në çantën që do të dërgohej me bagazhet e tjera në një fluturim drejt Orlandos, në Florida. Në momentin që emri i tij u thirr me altoparlant, Muffley u largua me shpejtësi nga aeroporti.

Arrestimi i tij ndodhi disa orë më vonë në banesën e vet. Zyrtarë të Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA), të cilët e diktuan pajisjen gjatë një kontrolli rutinë, thanë se 40-vjeçari bëri check in në Aeroportin Ndërkombëtar Lehigh Valley dhe rreth një orë më vonë, kontrolluesit e TSA zbuluan mjetin e dyshimtë dhe thirrën menjëherë specialistë të FBI-së, duke përfshirë këtu dhe një teknik bombash.

Ky i fundit tha se objekti cilindrik rreth 7.5 cm ishte fshehur në shtresën e brendshme të valixhes, ai përmbante pluhur të ngjashëm me atë të fishekzjarreve, siguresë e një fitil për djegie të shpejtë.

Përzierja e pluhurit që përmbante pajisja është e ndjeshme ndaj ndezjes nga nxehtësia dhe fërkimi dhe paraqiste një rrezik të konsiderueshëm për aeroplanin dhe pasagjerët”, ka thënë eksperti.

Muffley akuzohet tani zotërim eksplozivi në aeroport dhe tentativë për të vendosur një mjet shpërthyes në avion, e së shpejti pritet të dalë përpara gjykatës.


Top Channel

You may also like