Al Nassr “në duart” e Ronaldos, portugezi i dhuron fitoren me tripletë

by admin
Spread the love

Cristinao Ronaldo dhuroi spektakël dhe realizoi tre gola në “Prince Sultan bin Abdul Aziz Stadium”, në takimin në transfertë të Al Nassr me Damac.

Portugezi zhbllokoi sfidën me një realizim nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 18’.

Ndërsa në minutën e 23’ CR7 realizoi një perlë të vërtetë dhe dyfishoi avantazhin për skuadrën e Al Nassr.

Sulmuesi nuk u ndal me aq, në minutën e 44’ pas një asisti perfekt nga Yahya, Ronaldo realizoi golin e tretë personal dhe të tretin për skuadrën.

Fraksioni i dytë ishte më i qetë, Ronaldo dhe Al Nassr shkuan në disa raste të tjera pranë portës së Damac, por pa mundur

të shënonin.

Pas raundit të 18-të të Saudi Professional League, Al Nassr kryeson me 43 pikë, teksa Damac qëndron në vend të tetë me 22 pikë./Super Sport


Top Channel

You may also like