Al Hilal synon yllin e Barcelonës për të zëvendësuar Neymarin

by admin
Spread the love

E ardhmja e Raphinha-s është bërë sërish temë diskutimi teksa i afrohemi afatit kalimtar të janarit.

Ylli i Barcelonës ishte i lidhur me një largim nga Spanja gjatë afatit kalimtar të verës.

Tani, ai ka tërhequr vëmendjen e Tottenham Hotspur, të cilët kërkojnë të përforcojnë sulmin.

Megjithatë, një raport nga SPORT sugjeron se Tottenham mund të përballet me konkurrencë nga Arabia Saudite.

Kjo për shkak se Al Hilal, një nga klubet më të mëdha saudite, po e synon Raphinha-n në afatin kalimtar të janarit.

Al Hilal me sa duket e mendon Raphinha-n si zëvendësues të Neymar, i cili ka marrë një dëmtim të rëndë dhe nuk do të kthehet deri në sezonin e ardhshëm.

Barcelona nuk po kërkon ta shes brazilianin, por duke marr parasysh situatën ekonomike mundë të tundohen nga një ofertë marramendëse. /Lajmi.net/

You may also like