Akuzohet për ngacmim seksual, drejtori teknik i Ajaxit jep dorëheqjen

by admin
Spread the love

Një tërmet ka tronditur skuadrën e Ajaxit. Marc Overmars është larguar nga detyra e drejtorit teknik të kampionëve të Holandës, pasi ka pranuar se u ka dërguar disa kolegeve mesazhe të papërshtatshme.

Overmars ka qenë një nga lojtarët më të mirë të viteve 90 dhe ka luajtur me fanellën e Ajax, Arsenal dhe Barcellona, si dhe me kombëtaren e Holandës.

Ish-lojtari ka pranuar se nuk e kishte kuptuar se “po kalonte limitin dhe këtë gjë e kuptoi vetëm në ditët e fundit”. 48-vjeçari ka marrë postin e drejtorit teknik të Ajaxit një dekadë më parë.

Presidenti i këshillit mbikëqyrës së Ajaxit, Leen Meijaard, ishte shumë i ashpër në komentin e tij: “Ka qenë e tmerrshme për gratë që janë detyruar të përballen me këtë sjellje”. / Oversport.tv

You may also like