Akuzë kundër Muhamed Zekirit për marrëveshjet për Postën dhe Hekurudhat Transport

by admin
Spread the love




Prokuroria për Krim të Organizuar ka ngaritur akt akuzë kundër ish Sekretarit të Qeverisë, Muhamed Zekiri.

Sipas përshkrimit të akuzës, i akuzuari ngarkohet se ka kryer vepër penale të vazhduar – Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar sipas nenit 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3, 1 dhe 45 nga Kodi Penal.

“Më datë 04.05.2021, i pandehuri pa kryer procedurë të prokurimit publik, me ndihmën e dy shtetasve kroat ka lidhur kontratë për shërbime konsulence me një person juridik në vlerë prej 795.000 euro pa TVSH. Ky person juridik, me njërin nga shtetasit kroat ka lidhur Marrëveshje për shërbime konsulente për procedurën e vlerësimit të vlerës, ndërsa me shtetasin e dytë kroat ka bërë analizë të thellë të SHA Posta e Maqedonisë së Veriut në shumë prej 130.00 euro në denarë. Gjatë kësaj periudhe, në disa raste janë paguar mjete nga llogaria e Qeverisë në llogarinë e personit juridik, me çka për personin juridik është arritur përfitim i konisderuëshem pasuror kundërligjor në vlerë të përgjithshme prej 57.932.100 denarë, ku sipas kontratës është 18 për qind TVSH, dhe me këtë është dëmtuar buxheti i Maqedonisë së Veriut. Kontrata për shërbime konsulente është për mbështetje në procesin e privatizimit të mundshëm të Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut Transport SHA Shkup, është lidhur në muajin vijues, më saktësisht më 23.06.2021, me një person tjetër juridik si ofrues i shërbimeve konsulente. Kontrata kishte vlerë të përgjithshme prej 772.400 euro pa TVSH të llogaritur. Në llogari të këtij personi juridik Qeveria e Maqedonisë, në bazë të një faturë të lëshuar, fillimisht ka paguar paradhënie prej 11.284.162 denarë për fillim zyrtar të projektit, dhe më pasë në bazë të katër faturave tjera janë paguar mjete buxhetore në shumë prej 26.247.138 denarë, për të cilën është dëmtuar buxheti i Maqedonisë së Veriut”, qëndron në njoftimin e Prokurorisë.

 


You may also like