Akuza e rëndë, Stenio Junior i Partizanit denoncon: Më thanë majmun!

by admin
Spread the love

Stenio Junior, sulmuesi i Partizanit, akuzon për racizëm pas ndeshjes me Kastriotin. Braziliani tregon se i kanë thënë “majmun” dhe fjalë të tjera ofenduese shoqëruar me të. Junior ka publikuar një videon (SHIKO KËTU), ndërkohë që e shoqëron me këto fjalë:

“Ndoshta do ketë disa që ende mendojnë se është viktimizim siç ka qenë gjithmonë, në gjithë botën. Ndodhi dje, ndoshta përsëritet edhe ndonjë ditë tjetër, por shpresoj që të mos ndodhë kurrë. Kurrë nuk do t’i kuptoj këta kok-boshë.

Të jesh në mes të sportit, që e bën të lumtur botën përballë gjithë këtyre trazirave, përpara se të mësosh të jesh një burrë i vërtetë, duhet të mësosh të jesh njeri. Më është dashur të kaloj një situatë shumë të trazuar gjatë ndeshjes Kastrioti-Partizani, ku një lojtar më ofendonte duke më thënë ‘majmun’.

Siç e shikoni në video, u përpoqa të largohesha. Dikush foli gjëra të këqija dhe aty mbase fillon niveli im maksimal i urrejtjes, për diçka që po përjetojmë në çdo moment dhe nuk ka asnjë ndëshkim që të na bëjë të besojmë se kjo një ditë do të marrë fund.

Ne presim dhe meritojmë respekt, mbrojtje, brohoritje pro dhe kundër. Provokojmë, por ky është futbolli, por kurrë në jetë mos ji një njeri i keq dhe frikacak. Ai nuk e di historinë time. Njerëzit që më njohin e dinë natyrën time dhe kush jam unë si profesionist, burrë dhe njeri, ndaj vlerësoj vetëm respektin.

Falënderoj shokët e skuadrës që më pritën mirë në atë moment urrejtjeje totale dhe më bënë të ndihem shumë i qetë. Ndaj djalosh, ki shumë respekt për vëllezërit që gjithashtu vrapojnë përkrah teje, në ekipin tënd”. / oversport.tv

 

You may also like