Aktorja e njohur shpërthen ndaj “Big Brother” me anë të deklaratës së rëndë

by admin
Spread the love

Formati “Big Brother Albania VIP” tashmë është bërë pjesë e përditshme e bisedave dhe ekranit të të gjithë shqiptarëve. Prej 4 muajsh, ky reality show ka kaluar pritshmëritë e klikimeve dhe shikueshmërisë.

Edhe pse ky program ka shumë ndjekës e simpatizantë nga i gjithë vendi, shumë të tjerë kanë shprehur hapur mospëlqimin e tyre, përfshirë këtu artistë të njohur të Shqipërisë.

Një ndër to ka qenë edhe Ema Andrea, e cila ka bërë një deklaratë të papritur për “Big Brother VIP Albania”. Ajo shprehet e revoltuar ndaj personave që e konsiderojnë si ëndërr hyrjen në format, si dhe kritikon funksionimin e tij.

“Te kesh enderr me hy ne Big Brother… Nuk di dmth! Te jesh i/ e lumtur se kur fle ne shtrat pranë dikujt qe quhet Paralel dhe e sheh gjithe Shiperia..nuk e di dmth…! Gezuar Shekullin ku lumturia eshte sasi K…! Poete hidhuni vet ne zjarr se librat jane djege kaherë!”, ka shkruar Ema në llogarinë e saj të “Facebook” shoqëruar nga komente të ndryshme të miqve të saj.

Rikujtojmë se ky reality show transmetohet për vite me rradhë në “Top Channel” nga moderatorja Arbana Osmani. Ajo është shprehur se e dinte që programi do të kishte shumë sukses që në fillimet e tij.

“Arsyeja kryesore pse unë pranova ta prezantoj menjëherë këtë spektakël, ka qenë përfshirja e Lori Hoxhës si producente, dhe kjo ka qenë një garanci për mua, që Top Channel do të bënte maksimumin, që ky program do të shkëlqente në çdo pikëpamje. Kështu që po, e prisja, i gjithë stafi ka qenë shumë i motivuar që nga fillimi.”


You may also like