Aktorja amerikane rrëfen betejen me sëmundjen e kancerit

by admin
Spread the love

Aktorja amerikne Shannen Doherty postoi fotografi të betejës së saj të fazës së katërt, të kancerit të gjirit për të inkurajuar ndjekësit e saj të fillojnë të kontrollohen për sëmundjen.

Duke ndarë fotografitë në Instagram të enjten, ish-ylli i “Beverly Hills, 90210” përshkroi udhëtimin e saj brutal, me diagnozë të shumëfishtë, për të “shkurtuar frikën” nga ajo që na pret.

“Për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, do të doja të ndaj më shumë udhëtimin tim personal nga diagnoza ime e parë në atë të dytë. Eshte e bukur e gjitha? JO por është e vërtetë dhe shpresa ime në ndarjen është që ne të gjithë të bëhemi më të arsimuar, më të njohur me atë se si duket kanceri,” shkroi 50-vjeçarja Doherty.

“Shpresoj t’i inkurajoj njerëzit të bëjnë mamografi, të bëjnë kontrolle të rregullta, të kalojnë frikën dhe të përballen me gjithçka që mund të jetë para jush”.

Ish -ylli i “Charmed”, i cila u diagnostifikua me kancer të gjirit në mars të vitit 2015, detajoi grafikisht trajtimet që ajo ka kaluar, të cilat përfshinin një mastektomi, kimioterapi dhe rrezatim.

“Kam pasur shumë gjakderdhje nga hunda nga kimioterapia,” tha Doherty. “Nuk jam e sigurt nëse ndonjëri prej jush e ka përjetuar këtë. Unë gjithashtu isha përtej lodhjes”.

Doherty më pas njoftoi në shkurt të vitit të kaluar se po luftonte me fazën e katërt të kancerit të gjirit, dhe që atëherë u siguronte fansave përditësime të rregullta, së fundmi duke u thënë fansave se ajo po lufton për të qëndruar gjallë.


You may also like