Aktori Muhamed Arifi i shkruan letër nënës së ndjerë: “Mam, fortë jam mërzit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktori i njohur kosovar, Muahmed Arifi, i përfshirë prej vitesh në projekte të ndryshme, së fundi ka postuar një mbishkrim mjaftë emocional.

Aktori e ka humbur të ëmën para një viti dhe në një vjetorin e vdekjes së nënës, ai i ka shkruar një leter asaj dhe mallit për të, shkruan “Kosovarja”.

“Mam hajde flasim pak se u bo 1 vjet qe skemi fole bashke e fort jom mërzit…

Me ka marr malli me u ule e me fole me ty e me te pa ne ate ftyre plot NUR e sharm e plot energji e pozitivitet, me ka marr malli me ta ni erën e zanin MAM.
Kohe ma te gjate Mam ne shtëpinë tone jemi veq unë edhe babi, besom qe nuk është ma ajo shpija qe ka qene, kurgjo nuk eshte e njejte, e ka kaplu ni qetsi e madhe edhe ni zymtesi qe kurr se kisha besu qe do ta kaploj.
Pjesen ma te veshtine pe kom kur po vi ne shtepi edhe spo del me me prite sepse zanin me duket shpesh ta ni te dhoma jote.
Fort po me dhem shpirti moj Mam kur me bjen ne mend qe sje edhe sdo te jesh me kurr me neve ne kete bote, e kam te pa mundur ta spjegoj me fjale.
Mam me ka marr malli me me thirr ne telefon, me ka marr malli me te marr ne kerr e me dal me shetit, me ka marr malli me me bertite, me ka marr malli me me sha qysh me shajshe, me ka marr malli mam me me gjujt me papuqet e tua te vogla nr 36 hahahaha, me ka marr malli me hanger mengjes bashke e me pi caj ne tavoline, me ka marr malli per ato pitet e tua qe kur i bojshe me thirreshe ne tel “hajdeee Met se kom bo pite nane”.
Mam ti e din qe je kan shoku ma i mire i jetes tem, ty ste kom pas veq nane ty te kom pas gjithcka e din edhe ti, mam prej qe sje ti ma me neve une ma sjam i plote, nuk jam ai qe kam qene.
Me ka marr malli mam me me ule perballe e me me fol e me motivu per jete per pune, e me me thane ne fund “ngoje ti nanen se kur ste bjen keq”.
Shume veshtire e kom kalu kete kohe veq shpirti jem e din.
Mam u bo 1 vjet qe sje ma me neve, FORT ME KA MARR MALLI
TKOM DASHT E T’DU DERI NE FRYMEN TEM TE FUNDIT.”


You may also like