Aktivisti Suad Misini ndërpret grevën me etje para Kuvendit – Shqip

by admin
Spread the love

Pas katër ditëve në etje dhe pas garancave të marra nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, aktivisti Suad Misini ka ndërprerë grevën para Kuvendit. Ai plotë 4 ditë ka mbajtur grevë me etje, duke e privuar veten nga uji i pijshëm, vetëm për të arritur qëllimin, përcjell KlanM.

Misini kërkon që të gjendet zgjidhje urgjente dhe e përshtatshme për “personat fantazmë”, që nuk figurojnë në asnjë regjistër evidence në vend, duke pamundësuar kështu edhe marrjen e dokumenteve identifikuese.

Rasti i fundit me të riun nga Shkupi, 19 vjeçari Memet Kamberi, i cili pas vdekjes mbeti tre javë në morg për shkak të mungesës së dokumentacionit, ndezi alarmin për zgjidhje të kësaj çështjeje./KlanMacedonia

 

You may also like