Aktivist për çështjet mjedisore, Thorsby: Disa më quajnë Greta Thunberg

by admin
Spread the love

Mesfushori i Sampdorias, Morten Thorsby diskutoi mbi pasionin e tij për çështjet klimatike dhe mjedisore dhe zbuloi ndër të tjera se disa nga kolegët e tij e quajnë Greta Thunberg.

25-vjeëari është një nga titullarët e rregullt te Sampdorias, ku ka grumbulluar 28 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Mesfushori norvegjez është gjithashtu një aktivist i njohur mjedisor dhe ka shpjeguar pasionin dhe punën e tij në një intervistë për Expresso.pt.

“Unë jam një djalë normal që luan futboll dhe gjithashtu një aktivist mjedisor,” tha ai.

“Jam me fat që jam në gjendje të luaj futboll në mënyrë profesionale, kjo është puna ime dhe për fat, punoj për diçka që dua. Në të njëjtën kohë, kam një pasion të madh për çështjet klimatike dhe mjedisore.

Gjithçka filloi kur isha 15 ose 16 vjeç, rreth vitit 2011,” kujton ai. “Fillova të lexoj dhe të mbledh informacione për atë që po ndodhte dhe të kuptoj se kishim një problem të madh mes nesh, por askush nuk po bënte asgjë për ta zgjidhur atë.

Përfshirja ime me çështjet klimatike filloi atje, sepse dëshiroja të bëja diçka kur kuptova se tema nuk ishte mjaft e debatuar ose se asgjë me të vërtetë e rëndësishme nuk po bëhej.

Kështu fillova të ngre zërin. Në të njëjtën kohë, karriera ime futbollistike mori hov, shkova në Holandë dhe fitova famë. Është sikur karriera ime futbollistike dhe lidhja ime me aktivizmin mjedisor shkojnë paralelisht, ka qenë një rrugëtim i përbashkët. Nëse shumë futbollistë fillojnë të thonë të njëjtën gjë, diçka do të ndodhë, është efekti i “ortekut të dëborës” që ne duhet të fillojmë të krijojmë.

Ai bën aq shumë përpjekje në aktivizmin për mjedisin, saqë disa nga shokët dhe kundërshtarët e tij e quajnë atë “Greta Thunberg”.

“Disa kolegë më quajnë kështu, është e vërtetë,” pranoi 25-vjeëari.

“Nuk është problem për mua, por nuk do ta krahasoja veten me Gretën. Ajo ka bërë punë shumë të rëndësishme. Unë mendoj se duhet të bëjmë atë që thotë Greta, por ta thjeshtojmë mesazhin dhe ta shtrijmë atë tek më shumë njerëz. Por Greta ka bërë një punë të mrekullueshme. Është bukur të quhesh kështu,” përfundoi ai duke qeshur”. /oversport.tv

You may also like