Akti i 31-të: Duel i kryesuesve dhe derbi Partizani-Dinamo, FSHF vendos

by admin
Spread the love

Superiorja po shkon drejt fundit dhe duelet e javës së 31-të do të nisin të premten, pasi mesjavën tjetër ka sërish ndeshje. Kjo javë nis me një nga duelet më interesante, edhe pse tashmë rivaliteti nuk është më për vendin e parë.

Laçi i vendit të dytë përballet me Tiranën kryesuese prej orës 16:45 dhe do kërkojë të tregojë se mes tyre nuk ka diferencë as të madhe sa pikët. Normalisht ndjenja e hakmarrjes për humbjen 4-1 në kryeqytet është e pranishme, kurse bardheblutë duan të sigurojnë titullin dhe për këtë i mjafton edhe një pikë në këtë transfertë.

Këtë javë ka edhe derbi, Partizani-Dinamo. “Demat” duan tre pikët për të ruajtur vendin e katërt së pari e pse jo për të sulmuar edhe vendin e tretë që mbahet nga Kukësi. Verilindorët luajnë po të premten, në orën 19:45, në transfertë kundër Teutës që synon të marrë pikët që e largojnë nga zona e rënies nga kategoria.

E shtuna ka dy ndeshjet e tjera në program, nga ora 16:45. Kastrioti-Egnatia është një finale për të siguruar qëndrimin në Superiore direkt, kurse Vllaznia do tre pikë për Europën dhe për këtë duhet të mundë Skënderbeun e vendit të fundit që është me një këmbë në Kategorinë e Parë. / oversport.tv

You may also like