Aktgjykimi në çështjen Gucati dhe Haradinaj shpallet më 18 maj

by admin
Spread the love

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se trupi Gjykues II i DHSK-së, ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më 18 maj në orën 10:00.

“Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet
në shqip, serbisht ose anglisht përmes transmetimit në faqen e internetit të
DHSK-së ”, njoftojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ndryshe aktakuza fillestare kundër dy të
akuzuarve u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020.

Më 23 qershor 2021, paneli i Gjykatës së
Apelit miratoi pjesërisht apelet e parashtruara nga Gucati dhe Haradinaj mbi
mangësitë e pretenduara në formën e aktakuzës dhe urdhëroi që ZPS-ja të
dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës.

Aktakuza e korrigjuar u dorëzua më 5 korrik
2021 ndërsa aktakuza me më pak redaktime u dorëzua më 4 tetor 2021. Sipas
aktakuzës, së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tre konferenca shtypi dhe
aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme,
Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit
të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa
dëshmitarëve (të mundshëm).

You may also like