Aktakuzë ndaj gjashtë personave për kultivim të drogës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër gjashtë të pandehurve me inicialet D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit gjatë muajit korrik 2022, në fshatin Kovaq, Komuna e Zubin Potokut, në bashkëpunim janë marrë me kultivimin e bimëve narkotike, në një laborator të improvizuar brenda shtëpisë të njërit nga të pandehurit, njofton Klankosova.tv.

Në njoftim bëhet e ditur se pas një pune intensive hetimore të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprës penale të lartcekur, arrestimi i pandehurve, konfiskimi i sasisë narkotike, mjeteve për kultivimin e saj, si dhe pajisjeve ndihmëse.

Me këto veprime të pandehurit duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like