Aksidentohet vetura e ambasadës së Ukrainës në Shkup, lëndohet një person

by admin
Spread the love




MPB njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident në mes dy veturave njëra prej të cilave ka qenë dimplomatike që drejtohej nga shtetas i Ukrainës. Në aksident është përfshirë edhe një këmbësorë 63 vjeç nga Shkupi.

“Më datë 01.10.2022 në orën 15:00 është raportuar se në Shkup, në parkingun përballë marktetit “Mitropolit Teodosij Gologanov” ka ndodhur një aksident në komunikacion në mes të një automjeti “BMW” me targa diplomatike, drejtuar nga I.I. (50) nga Ukraina dhe automjetit “Golf” me targa të Shkupit drejtuar nga B.G. (35) nga Shkupi si dhe një këmbësori D.A. (63) nga Shkupi.

Nga aksidenti i lënduar ka mbetur D.A. i cili është dërguar në Klinikën Nënë Tereza në Shkup”, njoftojnë nga MPB.


You may also like