Aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, një person ka humbur jetën

by admin
Spread the love

Trafiku në autostradën kroate A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, është ndërprerë për shkak të një aksidenti trafiku

Trafiku në autostradën A1 ndërmjet nyjes Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit është ndërprerë për shkak të një aksidenti të rëndë trafiku në të cilin është përmbysur një autobus me autotarga shqiptare. Aksidenti u raportua në orën 23:43, shkruajnë mediat kroate.

Një person ka humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur, transmeton portali Shtegu. Të plagosurit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karllovc. Siç mësohet nga NJP Lika-Senjska ka ndërruar jetë pasagjeri 41-vjeçar shqiptar. Shoferi është lënduar rëndë dhe është transportuar në spitalin e Karllovcit.

Sipas njoftimit për media të UP-Lika Senjska, aksidenti ka ndodhur kur një shtetas 58-vjeçar shqiptar ishte duke drejtuar autobusin me autotarga shqiptare dhe për arsye të panjohura është kthyer djathtas, është përplasur për një gardh, është rrotulluar dhe është përmbysur në anësoren e majtë.

Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe vozitësi. Siç konfirmohet nga OKC Lika-Senjske, hetimi është ende në vazhdim.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit. Autostrada fillimisht ishte mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa sot në mëngjes është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit, ndërsa autobusi është zhvendosur në shiritin e ndalimit. Shpejtësia e kufizuar është 40. Në drejtim të Splitit, autostrada tashmë është plotësisht e hapur për qarkullim.

You may also like