Aksidenti në rrugën Gjilan – Ferizaj, lëndohen tre persona

by admin
Spread the love

Tre persona janë lënduar nga një aksident në rrugën Gjilan – Ferizaj.

Në aksident ka qenë i përfshirë një autobus.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

Hashani tha se autobusi i ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë bllokuar për pak kohë.

“Të nderuar! Ju njoftojmë se rreth orës 21:20 në rrugën e Ferizajt afër restoran “Astoria” – Gjilan, ka ndodhur një aksident ku i përfshirë një autobus, i cili i ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë e bllokuar për pak kohë. Sipas hetimeve janë lënduar lehtë tre persona. Me rastin janë duke u marrë Njësitet e Trafikut Rajonal”- tha Hashani.

Aksident i rëndë në rrugën Gjilan – Ferizaj (FOTO)

You may also like