Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, humb jetën një person

by admin
Spread the love

MPB njofton dje ka ndodhur një aksident tragjik në rrugën Shkup-Tetovë, ku jetën ka humbur një 31-vjeçar.

“Me datë 07.05.2023 në ora 15:20 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën Shkup-Tetovë, në atarin e fshatit Arnaqi, automjeti “Fiat” me targa të Strugës, drejtuar nga A.S.(49) nga fshati Labunishtë i Strugës ka goditur A.S.(31) nga fshati Jurumleri i Shkupit. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend këmbësori A.S, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i urgjencës Mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB.


You may also like