Aksident në Haraçinë të Shkupit, humb jetën një person

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Aksident i rëndë trafiku në hyrje të fshatit Haraçinë. Pas përplasjes së një traktori me një veturë ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa nga policia theksojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
“Në rrugën lokale nga Çento drejt Haraçinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes një traktori të drejtuar nga S.S (1959) nga fshati Haraçinë dhe një makine “Golf” të drejtuar nga M.M (1993) nga fshati Haraçinë. Në aksident është lënduar personi me iniciale S.S dhe është dërguar në qendrën e urgjencës “Nëna Terezë” ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”- thonë nga MPB-ja.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like