Aksident në fshatin Mazgit, vetura godet për vdekje një person

by admin
Spread the love

Një person ka vdekur pasi ishte goditur nga vetura në fshatin Mazgit.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.

You may also like