Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, një person i plagosur

by admin
Spread the love

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth dhe për pasojë një person ka mbetur i plaosur.

Sipas policisë, personi me inicialet M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri me inicialet H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, bëhet me dije se nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera. Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës. Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

You may also like