Aksident në afërsi të Q.T. “Mavrovasja”, nuk ka informata për të lënduar

by admin
Spread the love




Sonte ka ndodhur një aksident trafiku afër qendrës tregtare “Mavrovasja”, në të cilin janë përfshirë dy vetura, raporton NOVA TV.

Dëshmitarët thonë se aksidenti ka ndodhur kur automjet i tipit “Golf” ka dalë me shpejtësi nga parkingu tek Skënderbeu dhe është përplasur drejtpërdrejt me një makinë tjetër që po kalonte në atë moment kryqëzimin.

Deri tani nuk ka informata për persona të lënduar, ndërsa ekipet policore janë në terren për të inspektuar këtë aksident.


You may also like