Aksident me vdekje në Vlorë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesi e sotëm në Vlorë. Paraprakisht mësohet se në aksin Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një person.

Sipas policisë, viktima është një person rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”,-njofton policia./Opinion.al

You may also like