Aksident me të lënduar rëndë në aksin Pirok-Tetovë

by admin
Spread the love




Dje (09-janar) në ora 11:30 në Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Pirok-Tetovë, në hyrje të Reçicës së Madhe të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura me targa të Tetovës: vetura “Mercedes“ e drejtuar nga A.I. (25) nga Sedllarca e Epërme e Tetovës dhe vetura e tipit ,,BMW“ e drejtuar nga 26-vjeçari I.B. nga Bogovina e Tetovës. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri në veturën “BMW”, R.B.(62) nga Bogovina, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i të njëjtit automjet, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.


You may also like