Aksident i tmerrshëm në Gjermani, gjashtë shtetas të Kosovës lëndohen rëndë

by admin
Spread the love

Rreth orës 16:40 të ditës së mërkurë, në Gjermani ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën A9 ndërmjet kryqëzimeve Dittersdorf dhe Schleiz, në drejtim të Mynihut. Për shkak të plasjes së gomës, vozitësi kosovar 43-vjeçar i një Mercedes Sprinter e ka humbur kontrollin e automjetit në korsinë e majtë, informon portali Shtegu. Transportuesi u rrotullua djathtas nëpër të gjitha korsitë dhe më pas u përmbys në zonën e argjinaturës.

Më pas, automjeti u ndal në rrotat e tij, pingul me drejtimin e lëvizjes. Që të 6 pasagjerët (43, 19, 40, 41, 47, 49 / meshkuj, kosovarë) janë plagosur rëndë. Është shkaktuar dëm i përgjithshëm material prej rreth 10.500 euro. Korsia e Mynihut duhej të mbyllej plotësisht për rreth dy orë. Në vendngajrje kanë ardhur edhe dy helikopterë të shpëtimit. Sipas hetimeve fillestare, mbingarkesa e automjetit në lidhje me shpejtësinë e drejtuar mund të kishte shkaktuar që gomat e dimrit të përdorura të shpërthenin kur temperatura e jashtme ishte e ngrohtë.

You may also like