Aksident i rëndë në Vranjë, raportohet se ka vdekur shtetasi i Maqedonisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Rruga Partizane” në Vranjë, raportojnë mediat serbe, përcjell TV21. Sipas mediave të Serbisë, policia thotë se ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. TV21

Sipas informacioneve jozyrtare nga mediat serbe, vetura me targa të Maqedonisë ka dalë nga rruga dhe ka goditur një argjinaturë. Një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është dërguar në Qendrën Emergjente Mjekësore në Vranjë.

 







Artikulli paraprakWalker: Asociacioni është prishës i marrëveshjes, do të isha kritik nëse nënshkruhet




You may also like