Aksident i rëndë në mes të tri veturave dhe një autobusi në Prishtinë

by admin
Spread the love

Një aksident trafiku në mes të tri veturave dhe një autobusi ka ndodhur rreth orës 08:15. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se në këtë aksident përveç dëmeve materiale edhe një person është lënduar.

“Rreth orës 08:15, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në lagjen Veterniku, të komunës së Prishtinës Nga informatat e para bëhet e ditur se  tri vetura dhe një autobus janë përfshirë në aksident dhe  si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime”, ka deklaruar Borovci për Infokus.

Po ashtu ai tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

You may also like