Ajzeraj flet para duelit me Feronikelin

by admin
Spread the love

Futbollisti i Dritës së Gjilanit, Almir Ajzeraj beson se nga ndeshja e radhës kundër Feronikelit skuadra “bardhekaltër” do u rikthehet fitoreve në kampionat.

Drita është mysafire e Feronikelit në kuadër të xhiros së dhjetë në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Ajzeraj në konferencë për shtyp ka deklaruar se për ta secila ndeshje ka rëndësinë e vetë. Ai ka theksuar se skuadra është e përgatitur, ndërsa në Drenas do udhëtojnë për këndellje.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme. Besoj se periudhën e keqe të rezultateve e kemi kaluar. Shpresoj dhe besoj se prej nesër do kthehemi te fitorja. Ekipi është i përgatitur”, tha Ajzeraj në konferencë, përcjell Demokracia.com.

“Stërvitjet po shkojnë mjaftë mirë. Shpresojë se edhe fati të jetë nesër me ne. Nga neser besoj se do të vazhdojmë me fitore”, shtoi anësori i gjilanasve.

Drita nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit, ndërsa në nëntë takime kanë tubuar 13 pikë dhe janë në pozitën e katërt në renditjen tabelore.

You may also like