Ajnuddin ishte një snajper taleban, tani ka një punë në zyrë – Shqip

by admin
Spread the love

Kur talebanët morën pushtetin në Afganistan pas tërheqjes së amerikanëve dhe aleatëve gushtin e kaluar, jetët e shumë banorëve u kthye përmbys.

Gjatë vitit të kaluar, dhjetëra mijëra afganë janë evakuuar nga vendi, shumica e shkollave të mesme për vajza janë mbyllur dhe varfëria është në rritje.

Por, për herë të parë në më shumë se katër dekada, vendi nuk është më i kapluar nga dhuna, ndërkohë që korrupsioni i përhapur më parë është ulur ndjeshëm, shkruan BBC.

Secunder Kermani, një korrespondent i BBC-së, ishte në Afganistan gjatë dorëzimit të pushtetit dhe tani është kthyer për t’u takuar përsëri me njerëzit që takoi vitin e kaluar.

Ndërsa talebanët përparuan në të gjithë Afganistanin verën e kaluar, duke pushtuar territorin e kontrolluar nga qeveria afgane dhe forcat e huaja që po përgatiteshin për t’u tërhequr, ata takuan Ajnuddinin, një luftëtar i vendosur taleban, në rrethin verior të Balkh.

Ai kishte një vështrim të akullt, të çeliktë në sytë e tij ndërsa flisnin.

“Ne bëjmë çmos që të mos lëndojmë civilët, por luftimet po vazhdojnë dhe njerëzit po vdesin,” tha ai kur u pyet se si mund ta justifikonte dhunën.

“Ne nuk pranojmë asgjë përveç sistemit islamik këtu në Afganistan”.

Biseda ishte e shkurtër, lufta vazhdonte ende dhe ekzistonte një kërcënim i vazhdueshëm për sulme ajrore nga forcat qeveritare afgane.

Disa muaj më vonë, pas sundimit të talebanëve, ndërsa ishin ulur duke ngrënë peshk të skuqur për darkë pranë lumit Amu Darya që ndan Afganistanin nga Uzbekistani, Ajnuddin tha se kishte qenë një snajper taleban.

Ai vrau dhjetëra anëtarë të forcave afgane të sigurisë dhe plagosi po ashtu dhjetëra në raste të ndryshme.

Megjithatë, pasi talebanët erdhën në pushtet, ai u emërua drejtor i kadastrës dhe zhvillimit urban në provincën Balkh.

Sot, një vit më vonë, teksa ulet në një tavolinë druri me një flamur të madh bardh e zi të Emiratit Islamik pas tij, ai ende duket sikur po mësohet me jetën e tij të re.

Por ai thotë se e kupton rëndësinë e rolit të tij të ri.

“Ne e luftuam armikun me armë, falë Zotit e mundëm dhe tani po mundohemi t’i shërbejmë popullit me stilolaps”. /tesheshi.com/

 

 

You may also like