Ajax e fiton ‘klasiken’ holandeze kundër PSV

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrojtësi 24-vjeçar, Noussair Mazraoui, ishte një nga golashënuesit që vendosën klasiken e Holandës PSV – Ajax 1-2.

Mbrojtësi i djathtë i “harkëtarëve”, që shënoi golin e fitores kundër rivalit historik, në përfundim të ndeshjes iu përgjigj pyetjeve për të ardhmen e tij. Duhet kujtuar që ky lojtar është një nga objektivat e Barcelonës në merkato:

“Mendoj se shanset për të qëndruar tek Ajaxi janë shumë të vogla, ndoshta 5%. Jam i hapur për një përvojë të re, kam luajtur këtu për 16 vjet dhe mendoj se është momenti më i mirë për t’u larguar”, – tha ai.

Mazraoui është rritur në akademinë e Ajaxit, ndërsa me ekipin e parë numëron plot 84 ndeshje në Eredivisie dhe 6 gola.

You may also like