Ai është agresiv pa të

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bledi Mane, gazetari i njohur shqiptar i cili ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP vendosi të linte në gjysmë aventurën e tij gjatë spektaklit të së martës. Ai nuk priti vendimin e publikut, por u largua nga shtëpia me vullnet të lirë që në nisje të prime-t.

Së fundmi, gazetari ishte i ftuar në ‘Big Brother Radio’ në Top Albania Radio, ku ka rrëfyer për herë të parë arsyen se pse i dha fund aventurës së tij në këtë reality shoë. Ai tha se Kiara është një nga arsyet, pasi mendon se ajo duhet edhe disa kohë në shtëpi për Luizin, përndryshe, sipas Bledit, ai bëhet agresiv.

“Një nga arsyet është edhe Kiara, por gjithmonë zgjedhimi i foljes fillon nga: unë jam, ti je…Megjithatë më besoni se Kiara duhet edhe dy javë në atë shtëpi sepse Luizi është treguar agresiv me planin A nëse largohej Kiara dhe planin B nëse largohej Bledi.

Kiara është një lloj spirance, një lloj katalizatori sepse Luizi është agresiv, natyrisht nuk e gjykoj dashurinë, por ai e ka Kiarën një jastëk ku mbështet kokën dhe gjen atë paqen që aq shumë duhet në atë shtëpi. Luizi pa Kiarën sonte do të ishte nuk e di ndoshta do të kishte dalë gjysma e banorëve jo vetëm Valbona.

You may also like