Ai e di se çfarë po bën. Kiara? Besojmë te dashuria e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy miqtë e Luiz Ejllit, Mario Deda dhe Jon Ndona kanë folur së fundmi rreth takimit që patën me mikun e tyre brenda shtëpisë së Big Brother, ndërsa treguan se ndjenë emocione sapo hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Ne përjetuam presion emocionesh kur u futëm brenda. Aty emocionet vijnë nga 1 milion arsye, psh. edhe një fjalë po e the në media të ndryshohet. Për Luizin mund të them se është mësu me kamerat, është shumë më i kujdesshëm se sa e njohim.

Ndër të tjera, Joni dhe Mario thanë se Luizi është një lojtar i fortë dhe shumë i vëmendshëm, ndërsa deklaruan se ai e di se çfarë po bën. Sa i përket Kiarës, Mario dhe Joni nënvizuan se ata besojnë te dashuria e Kiarës.

“Ai din me ruajt planin, din ta luajë lojën. Brenda rregullave, është shumë i vëmendshëm. Luizi e di se çfarë është duke bërë. Nëse votimi do bëhej mes këtyre të dyve, Olta do dilte jashtë. Unë besoj tek dashuria e Kiarës, për mua dashuri është edhe më të fal”, thanë miqtë e Luizit në emisionin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel.

You may also like