Ahmeti shpallë kryetarët e 10 degëve, në Tetovë- Faton Ahmeti, në Gostivar- Valdet Xhaferi

by admin
Spread the love

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga selia e partisë, ka thënë se ai është njeriu më krenarë në vend, ngase është njëri nga ata autorët q ë ka insistuar që BDI, të demokratizohet, BDI, të bëhet pjesë e pranueshme për ideo qytetarët që ai të shoh mundësinë, të shohë garën konkurrencën.

“Sepse kështu rritet vlera, forcohet demokracia dhe sot është zhvilluar një garë brenda shtëpisë së BDI-së, këtu në këtë garë nuk ka hatër mbetje sepse përsëri je i shtëpisë, përsëri je djalë, grua, vajzë, burrë i një procesi 20 vjeçar, që ke siguruar fitore të njëpasnjëshme për çerek shekulli. Nuk është punë e vogël të marrish guxim të hapësh procese të reja në zgjedhje të brendshme”, tha Ahmeti, raporton SHENJA.

Ai tha se janë regjistruar 10 423 anëtarë në 10 degë, prej të cilëve kanë votuar 75%.

“Janë zhvilluar zgjedhje në degën e Bogovinës, Bërvenicës, Zhelinë, Vrapçishtë, Tearcë, Studeniçan, Dollnen, Gostivar dhe Tetovë. U zbatua demokracia drejtpërsëdrejti”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se me votën e tyre zgjodhën kryetar dege në Bogovinë- Besnik Emshiu, kryetar dege në Bervenicë- Arkim Jahi, në Zhelinë- Emir Sulejmani, në Vrapcisht-Nebi Rexhepi, në Tearcë- Nuhi Neziri, në Çashkë- Nafi Durmishi, në Studeniçan- Ejup Abazi, në Dollnen- Xhemil Qamili, në Gostivar- Valdet Xhaferi, në Tetovë- Faton Ahmeti. /SHENJA/

 

 

 

You may also like