Ahmeti sërish premton kryeministrin shqiptar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ahmeti sonte në Gostivar në hapjen e Konventës për Zgjedhjet lokale ka shtuar se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk bën marrëveshje të copëzuara por del me platforma të përpunuara dhe me 5. Ai sërish ka premtuar kryeministrin shqiptarë.
“Asnjëherë Bashkimi Demokratik për Integrim nuk bën marrëveshje të copëzuara por del me platforma të përpunuara dhe me 5 Qershor siç dolëm para 1 viti për Kryeministër të parë shqiptar tani dolëm me agjendë tepër të përpunuar, e blerta që është edhe jeta. Andaj shumë kush që i vëni në pikëpyetje para 1 viti të 5 Qershorit se s’bëhet Kryeministri shqiptar. A u bë? Po ca skeptikë thonë po pse është bërë vetëm 100 ditë. Ka ngjarje në histori vetëm 3 ditë kanë zgjat por kanë mbet shekuj në histori dhe ne e thyem akullin, ne jemi ata të guximshmit që thejmë barrikada. Barrikadat i thyem dhe 100 ditëshi i fundit në zgjedhjet e radhës do të jetë me Kryeministër shqiptar. Dhe tani përsëri ka skeptikë për agjendën e blertë, për agjendën e jetës, por ama ne jemi ata të guximit, ne marrim vendime të guximshme dhe pikërisht kjo agjendë kërkon ekspertë, kërkon njohuri, kërkon maturi dhe a do bëhet? Siç thash për kryeministrin shqiptar sigurisht jo vetëm që besoj por edhe do bëhet edhe tani jo vetëm që besoj por edhe do bëhet edhe do e jetësojmë edhe do e materializojmë”, ka theksuar kështu në Gostivar, kryetari i BDI-së Ahmeti.

You may also like