Ahmeti nga Vrapçishti: Hajde të bëhemi bashkë gjithë shqiptarët

by admin
Spread the love

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vazhduar takimet me qytetarët, sonte në Komunën e Vrapçishtit. Ahmeti nga Vrapçishti ka bërë thirrje që shqiptarët bashkë me bashkëqytetarët tjerë, të bashkohen e të mos grinden për tema që kanë të bëjnë më 20 vitet e kaluara, përcjell KlanM. Ai sërish bëri thirrje për një Front pro BE-së.

“Hajde të bashkohemi gjithë shqiptarët, ta bëjme frontin pro BE, të thërrasim dhe bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe ta çojmë këtë vend drejt BE-së, Me NATO sa të mira përfituam, kemi siguri në shtet dhe jemi të barabartë me të gjitha vendet anëtare. Ne luftojmë kundër krimit, korrupsionit, kundër përçarjeve, ndasive, sepse kemi punu dhe do punojmë për bashkim dhe afrim rreth një platforme të përbashkët, për gjeneratat e reja, sepse mbi supet e tyre ngriten gjenerata të tjera. Jam krenar me kuadrot tona, sepse më bëjën faqebardhe ngado që na përfaqësojnë, prandaj duhet investuar në kuadro kualitative”, ka deklaruar Ahmeti.

You may also like