Ahmeti grave të BDI-së: Do t’ua kthejmë vullnetin, do të rrisim standardin dhe të kthejmë rininë në vend

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka vlerësuar se me hyrjen në Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut do të ketë standarde të barabarta me shtetet evropiane.

Kësisoj, nënave të pranishme në tubim, ai u premtoi se hy proces do të krijojë kushte që të mbajë rininë në vend, dhe të kthejë ata që tashmë janë në kurbet për jetë më të mirë.

“Njerëzit po na ikin për jetë më të mirë, për standard. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve. Ju jeni nëna, nëna historikisht e ka mallkuar kurbetin. Kurbeti është dhembshuri. Si mund t’i ndalojmë njerëzit? Njerëzit mund t’i ndalojmë duke e rritur standardin. Si mund të rritet standardi? I izoluar nuk rritet standardi, standardi rritet i integruar, kur je në Bashkimin Evropian, kur barazohesh në infrastrukturë me Evropën, në investime. Njerëzit po ikin për jetë më të mirë. Nuk ikin se i dëbon ndokush, se i tmerron ndokush, se i burgos dikush. Dikur janë burgosur shqiptarët. Ne kemi pasur mbi 15 mije student nëpër burgje. E kemi larë Jugosllavinë me gjak, por këto kohë kanë ndryshuar më. Ne sot flasim për standarde, nuk flasim më se na u mbyll universiteti… Tash si ti kthejmë të tjerët, t’i çojmë në vend, të kthejmë vullnetin e nënës që njerëzit nuk do t’i largohen dhe t’i çojmë aty ku e keni vendin”, u shpreh Ahmeti më tej, transmeton TV21.

You may also like