Agresive dhe arrogante, po sfidon edhe produksionin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku ka folur ditën e sotme për personazhet e këtij edicioni të dytë të formatit argëtues e shumë të pëlqyer nga të gjithë. Ajo ka komentuar sjelljen e Olta Gixharit brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ndërsa theksoi se besimi i tepërt te vetja e ka bërë të shfaqet agresive dhe arrogante, jo vetëm me banorët, por edhe me produksionin.

“Që në fillim kur hyri dhe u përmend emri i saj e quajtëm pretendente kryesore. Olta hyri me qëndrimin e një personi që fitoren e kishte në xhep dhe askush dhe asgjë nuk mund t’ia hiqte.Kush e njeh nga jashtë Oltën e tregon si një vajzë shumë të qeshur, sociale, spontane, gjë që nuk po e shohim në shtëpinë e Big Brother.

Po shohim ekzaktësisht të kundërtën dhe mendoj se ky tjetërsim i Oltës brenda shtëpisë mund të vijë edhe nga fakti që ajo është e ndërgjegjshme për atë që është, një aktore e njohur, shumë mediatike dhe për këtë arsye ajo meriton çmimin më shumë se kushdo tjetër.

Është pikërisht ky besim që mendoj e ka bërë atë të shfaqet agresive dhe arrogante jo vetëm me banorët brenda shtëpisë, por arrogante dhe sfiduese deri me produksionin”, u shpreh Balina.

You may also like