AGK reagon për situatën e sigurisë së gazetarëve në veri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se po e përcjell me shqetësim situatën e rënduar të sigurisë në 4 komunat në veri, prej nga thotë se dhjetëra gazetarë, kameramanë, foto-reporterë dhe punëtorë të tjerë medial po raportojnë.

AGK-ja u ka bërë thirrje organeve të rendit, Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurt dhe të papenguar të ekipeve mediale.

“Në këtë mes, portali Koha raporton se një veturë e ekipit është sulmuar me gurë nga persona të maskuar, por që fatmirësisht askush nuk është i lënduar. AGK-ja, gjithashtu i fton gazetarët dhe redaksitë për kujdes të shtuar në këtë situatë të vështirë”, thotë AGK-ja në këtë reagim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like