Agjërimi krijon ambient të lart shpirtëror, për të qenë më afër krijuesit – Shqip

by admin
Spread the love

FILLON MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT

Nga mëngjesi i ditës së nesërme, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit dhe besimtarët mysliman në mbarë botën fillojnë agjërimin. Me rastin e këtij muaji, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Shaqir efendi Fetahu ka uruar besimtarët. Ai ka theksuar se me agjërimin, besimtari në praktikë vërteton lidhshmërinë e me krijuesin e tij, ngrit vetëdijen mbi të mirën, paqen, solidaritetin, kujdesin ndaj njeriut dhe reformon personalitetin e tij, duke u përgatitur për të qenë gjithmonë në shërbim të kultivimit të së mirës. Ky muaj i shenjtë i Ramaznit do të ketë 30 ditë, ndërsa Bajrami do të jetë më 2 maj.

“Ramazani dhe Agjërimi i ditëve të tij krijon ambient të lart shpirtëror, për të qenë sa më afër mëshirës së Zotit dhe jep mundësinë për t’iu drejtuar madhërisë së tij për lutjet tona të thella për mëkatet dhe të metat tona eventuale dhe në të njëjtën kohë ngjall tek ne afërsinë, dashurinë, bujarinë dhe ndihmën ndaj njëri tjetrit. Andaj kam nder të veçantë që në emër të BFI-së dhe në emrin tim të gjithë besimtarët e vendit kudo që jetojnë dhe veprojnë tu shprehim urimet tona të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit”, tha Shaqir Ef. Fetahu. /Tv Klan

You may also like