Agjenti i Lautaros qetëson tifozët: Nuk ka asnjë arsye që të largohet

by admin
Spread the love

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, ka dhënë një intervistë për FcInterNeës.it në të cilën ka qetësuar tifozët zikaltër. “Për momentin po shijojmë një vit shumë të mirë për Lautaron. Nga pikëpamja futbollistike, por edhe nga pikëpamja e jetës private dhe e stabilitetit.

Po ndjejmë dashurinë e popullit të Milanos, edhe sepse ai së fundmi ka nisur një projekt me Agustinën në qytet (restoranti Coraje) – shpjegoi agjenti -. Sigurisht që mbizotëron profesionalizmi i tij si futbollist, por deri më sot nuk kam asnjë arsye të mendoj se ka mundësi që ai të largohet nga Interi.

Askush nuk na ka thënë asgjë, e vërteta është që një lojtar që shënon kaq shumë gola në një ligë të komplikuar si ajo italiane nuk kalon pa u vënë re, por ka një kontratë 4-vjeçare. Ai është mirë, është i lumtur, i kënaqur me ekipin, klubin, shokët e tij. Nuk ka arsye për t’u larguar. Ne e dimë se si është futbolli profesionist, sot po pohoj këtë dhe nesër gjithçka mund të ndryshojë”. /oversport.tv

You may also like