Agjenti i Fabian Ruiz “tremb” Napolin: E duan në gjithë Europën!

by admin
Spread the love

Fabian Ruiz është një nga lojtarët që Napoli do të detyrohet ta shesë në verë, nëse nuk arrin një marrëveshje për të rinovuar.

Mesfushori spanjoll ndiqet nga shumë klube dhe këtë e ka paralajmëruar edhe menaxheri Marco Branca, i agjencisë “You Firts Sport” që e ka në menaxhim.

Në Radio Punto Novo, Branca ka deklaruar: “Ai është një lojtar i mirë, nuk ka shumë fjalë për t’u thënë për të. Gjithmonë më kanë pëlqyer këta lloj lojtarësh, estetikë.

Ka interes për të në gjithë Europën. Këto janë situata që klubi i di – ata i kanë të qarta idetë e tyre – dhe do i trajtojnë në momentin e duhur.

Ka kohë për gjithçka. Merkato është pranë dhe burrat do t’i marrin vendimet. Gjithsesi është herët për të folur për të”. / oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

You may also like