Agjenti i Dybala shuan zërat e merkatos: Nuk ka marrëveshje me asnjë skuadër

by admin
Spread the love

Agjenti i Paulo Dybala, Jorge Antun përmes një njoftimi ka shuar të gjitha zërat e fundit të merkatos, sipas së cilave, argjentinasi kishte zgjedhur të vazhdonte të luante në Serie A me fanellën e Interit.

“Lojtari është i përqendruar ekskluzivisht në fundin e sezonit, te kampionati dhe finalja e Kupës së Italisë. Nuk ka asnjë marrëveshje të arritur me asnjë skuadër në Itali apo jashtë saj në këto momente”, thotë agjenti.

Gjatë ditës qarkulluan lajme se Dybala kishte arritur një marrëveshje me Interin, por tashmë duket se duhet të presim fundin e sezonit që të mësojmë fatin e yllit argjentinas. / Oversport.tv

You may also like