Agjenti i Bastonit: I lumtur tek Interi, por në futboll duhet të pështatesh

by admin
Spread the love

Tek Interi asnjë lojtar nuk është i pazëvendësueshëm. Direktivat nga Sunning kanë qenë të qarta se për të bërë një merkato të madhe këtë sezon, duhet gjithashtu edhe sakrifikimi i një lojtari të rëndësishëm nga ekipi.

I sakrifikuari pritet të jetë Alessandro Bastoni edhe pse mbrojtësi ndihet mirë te zikaltrit. Për këtë çësthje ka folur edhe vetë agjenti i lojtarit, Tullio Tinti i cili konfirmoi se Bastoni ndihet mirë, por gjithçka mund të ndodhë.

“Sigurisht ai është një tifoz i skuadrës ku luan dhe dëshiron të qëndrojë tek Interi sepse ndihet mirë. Megjithatë, ai është gjithashtu edhe një profesionist. Ky është futbolli dhe duhet edhe që të përshtatesh. E kam thënë edhe më parë se është i lumtur dhe dëshiron të vazhdojë të luajë për Interin”, tha Tinti për Sportitalia. /oversport.tv

 

You may also like