Afrim Gashi u takua me Presidentin Shqiptar, Ilir Meta

by admin
Spread the love




Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretar i Përgjithshëm, Bekim Sali, u takua me Presidentin Shqiptar, Ilir Meta, i cili po qëndron në një vizitë disaditore në vendin tonë.

Në këtë takim vëllazëror u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe nevojën e thellimit të tyre në të gjitha planet.

Me këtë rast kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e njoftoi Presidentin Meta për kontributin e Alternativës në skenën politike dhe pozicionin e saj kundrejt detyrimeve integruese, shtetërore dhe shqiptare.

Presidenti Meta e përgëzoi kryetarin Gashi për rolin konstruktiv të Alternativës dhe uroi që kjo të përkthehet me integrim në BE, por edhe me suksese të tjera për shtetin dhe për shqiptarët. /SHENJA/


You may also like