Afrim Gashi realizoi takim me drejtorin e IRI-it

by admin
Spread the love




Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka realizuar takim me drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI) në Shkup, Christopher Brennan.

Në këtë takimi miqësor është biseduar për rolin konstruktiv që Alternativa e ka pasur në promovimin e demokracisë dhe në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut.

 

“Sot kisha kënaqësi që ta takoj drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI) në Shkup, Christopher Brennan.

Duke i dëshiruar mirëseardhje në Shkup, e njoftova drejtorin Brennan me Alternativën dhe rolin konstruktiv që kemi pasur dhe kemi në promovimin e demokracisë dhe në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, duke iu referuar bashkëpunimit të deritanishëm korrekt mes Alternativës dhe IRI-t, shpreha gatishmërinë tonë që ky ndërkomunikim të vazhdojë dhe të thellohet”.


You may also like