Afrim Gashi: Monstra, Alfa, Almiri pjesë e marrëveshjes për hyrje të Alternativës në Qeveri

by admin
Spread the love




Vendi nga sot mund të themi se shumica parlamentare është zgjeruar dhe stabilizuar. Kështu tha Afrim Gashi, duke thënë se kjo shumicë parlamentare do të punojë për të dalë nga kriza shëndetësore dhe ekonomike.

“Mund të ju them se sinqeritetin më të madh, se Alternativa ka kaluar një periudhë të rënd. Të mbetet aty ku është apo t’i bashkëngjitet një procesi si afrim i me BE-në. U nisëm nga ajo duke vlerësuar kriteret, duke zgjedhur që të jemi në krah të interesit shtetëror dhe stabilitetit rajonal, në interes të shqiptarëve. Të gjitha argumentet ishin në drejtim të asaj që Alternativa ta zgjedh rrugën që nga sot e ka zgjedhur. Ne e përkrahim përforcimin e shtetit, daljen e krizës nga shteti dhe tejkalimit të krizës së pandemisë dhe tjerave”, tha Afrim Gashi, raporton SHENJA.

Bisedimet kishin dy pjesë, njëra ishte pjesa programore dhe e dyta marrja e përgjegjësisë.
Afrim Gashi tha se ka 9 pika programore me të cilat është kyçur në Qeveri. Në mesin e tyre, tha Gashi, është nisja e bisedimeve me BE-në, hetim ndërkombëtar për rastet si Monstra, Alfa, Almir Aliu, zhvillim rajonal i barabartë, posaçërisht për rajonin e Likovës dhe pika tjera.

Ai tha se është shumë krenar që do të kërkohet hetim dhe zbardhje të shumë rasteve që janë kritike.

“Ne do t’iu shfrytëzojmë kapacitetet tona për të marr përgjegjësisë. Do të bëjmë gjithçka që të gjejmë zgjidhjet kuadrovike më të mirë për të gjetur zgjidhje jo vetëm për pandeminë por edhe për sfidat tjera”, tha mes tjerash Afrim Gashi.

Ai tha se është koha e fundit politikanët pa dallim përkatësisë etnike dhe partiake të punojnë në të mirë të qytetarëve.  /SHENJA/


You may also like